Luljeta Pula konvertohet në katolike në Kishën e Llapushnikut

Ish-politikanja Luljeta Pula ka kryer ceremoninë e pagëzimit në Kishën e Llapushnikut.

Lajmi është bërë i ditur nga Basri Beka, përfaqësues i organizatës “Shqiptaria”. Sipas Bekës, ky pagëzim përfaqëson më shumë se një transformim shpirtëror; është një rikthim në origjinën kulturore dhe kombëtare të saj.

Ai theksoi se ky akt simbolik dëshmon lidhjen e shqiptarëve me trashëgiminë europiane dhe refuzimin e ndikimeve osmane dhe arabe. Beka ka ndarë gjithashtu fotografi nga ceremonia, duke ilustruar momentet e rëndësishme të këtij akti personal për ish-politikanen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *