Luljeta Shala: Gruaja e vetme e rënë me Mujë Krasniqin

Kanë kaluar 27 vjet nga Beteja e Pashtrikut, një ngjarje tragjike që ndodhi më 14 dhjetor 1998, ku rreth 40 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës humbën jetën në përleshjen me forcat serbe në Gorozhup të Pashtrikut, afër kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në këtë grup trimash, Luljeta Shala spikati si gruaja e vetme që luftonte përkrah tyre. Ajo ishte bashkëluftëtare e komandantit Mujë Krasniqi, i njohur si Kapuçi, dhe mori pjesë në përpjekjen për të transportuar armatim nga Shqipëria në Kosovë.

Në ditën e sulmit, Mujë Krasniqi drejtonte një grup prej rreth 150 ushtarësh të UÇK-së që hynë në Kosovë në orët e para të mëngjesit. Ata ranë në pritën serbe, ku u vranë Krasniqi dhe shumë të tjerë.

Disa ushtarë arritën të tërhiqeshin në Shqipëri, por një pjesë e tyre u zunë rob. Kjo përplasje mbetet një nga momentet më të dhimbshme për UÇK-në në luftën e saj për liri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *