Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vendosur të tërhiqet nga posti i tij pas humbjes së rëndë në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Burime të sigurta brenda LDK-së kanë konfirmuar për Insajderin se dorëheqja e tij do të formalizohet në Kuvendin e partisë, i cili është planifikuar të mbahet në javën e dytë të janarit. Në këto zgjedhje, LDK ka pësuar një humbje të ndjeshme, duke marrë rreth 52 mijë vota më pak në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.
Kjo rënie ka rezultuar në humbjen e pesë vendeve në Kuvendin e Kosovës, duke shkaktuar presion të shtuar mbi udhëheqësinë aktuale të partisë.

Leave a Reply