Lumir Abdixhiku nominohet nga LDK-ja për kryeministër

Lumir Abdixhiku është përzgjedhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Ky vendim u bë publik nga vetë Abdixhiku gjatë një konference për media, ku theksoi se në këto zgjedhje partia do të garojë e vetme. Në deklaratën e tij, Abdixhiku shpjegoi se kryesia e LDK-së e ka nominuar atë për këtë post, duke marrë parasysh pozicionin e tij si kryetar partie.

Ai gjithashtu bëri të ditur se lista e kandidatëve do të përpilohet nga një grup më i gjerë, për të shmangur pakënaqësitë lidhur me renditjen. Abdixhiku njoftoi gjithashtu se një pjesë e listës së LDK-së do të jetë e hapur për bashkëpunime me parti të tjera, duke përfshirë edhe NISMËN e Fatmir Limajt.

Ai shprehu gatishmërinë për të zhvilluar bisedime me këto parti dhe me individë të tjerë që dëshirojnë të kontribuojnë në forcimin e LDK-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *