Lushtaku akuzon LVV-në për blerje votash dhe shpërndarje parash

Sami Lushtaku, kryetari i Skënderajt, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për manipulim të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku kjo parti siguroi rreth 50% të votave.

Në një intervistë për Frontal në T7, Lushtaku shprehu mendimin se procesi zgjedhor nuk ishte demokratik. Sipas Lushtakut, Vetëvendosje ka përdorur metoda të dyshimta si blerja e votave dhe shantazhi për të arritur këtë rezultat.

Ai theksoi se aktivistët e kësaj partie kanë shpërndarë para në mënyrë të organizuar në zonën e Skënderajt, duke e përshkruar këtë situatë si karakteristike për Vetëvendosjen. Lushtaku gjithashtu shprehu zhgënjim për performancën qeverisëse gjatë gjashtë viteve të fundit, duke vënë në dukje se nuk ka patur përmirësime në Kosovë, por përkundrazi, ka pasur përkeqësime në situatën ekonomike dhe komunikimin mes qytetarëve.

Rezultati i zgjedhjeve, sipas tij, nuk ishte i pritshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *