Lushtaku apelon diasporën: Qëndroni në Kosovë për sfidat lokale

Ish-deputeti Mërgim Lushtaku, i cili sipas votave të numëruara ka fituar sërish një mandat në Kuvendin e Kosovës, ka shprehur kritika ndaj diasporës për mbështetjen e madhe ndaj Albin Kurtit.

Ai i ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të përjetojnë për tre muaj realitetin e jetës në Kosovë, duke përfshirë pagesat dhe sfidat në arsim e shëndetësi. Në një postim ku falënderon votuesit e tij, Lushtaku shprehu shqetësimet për gjendjen e vendit dhe përmendi mungesën e përgjegjësisë së qeverisë aktuale gjatë pesë viteve të fundit.

Ai kritikoi etiketimet ndaj kundërshtarëve politikë dhe bëri thirrje për vendimmarrje të arsyeshme në zgjedhjet e ardhshme. Në përfundim, Lushtaku shprehu mirënjohje për votuesit e PDK-së dhe përkrahësit e tij personalë, duke theksuar se nuk do të dorëzohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *