Lushtaku falënderon motoristët për mbështetjen ndaj UÇK-së

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur mirënjohjen për motoristët që kanë udhëtuar drejt Hagës për të mbështetur ish-drejtuesit e UÇK-së, të cilët po përballen me Gjykatën Speciale.

Lushtaku i ka përgëzuar ata, duke theksuar se veprimi i tyre është një nderim për Kosovën dhe luftën e UÇK-së. Ai ka vlerësuar se “Lira ka Emër” nuk është thjesht një lëvizje politike, por bart një domethënie më të thellë.

Ai ka shprehur shpresën që shqiptarët do të respektojnë përpjekjet, gjakun dhe sakrificat e shumë brezave që kanë kontribuar për ta bërë Kosovën siç është sot. Edhe pse vendi përballet me sfida, veçanërisht me arrestimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së, Lushtaku beson në vlerësimin e luftës dhe arritjeve të saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *