Lushtaku: Nuk do ta uroj Kurtin, ai mbetet sfida më e madhe

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, u shpreh se nuk do ta urojë Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Në një intervistë në Frontal në T7, Lushtaku theksoi se qëndrimi i tij është ndryshe nga ai i kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, i cili më herët kishte uruar Kurtin për suksesin e tij. Lushtaku akuzoi Kurtin për manipulim të votave në Mitrovicë, duke pohuar se kandidati i PDK-së ishte dëmtuar padrejtësisht.

Ai shprehu kundërshtimin e tij të fortë ndaj Kurtit si kryeministër, duke cilësuar këtë si një nga zhvillimet më negative për Republikën e Kosovës. Sipas Lushtakut, qëndrimet e tij janë të bazuara në pikëpamjet personale dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të partisë së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *