Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka përshëndetur zgjedhjen e Bedri Hamzës si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Në një deklaratë për Veriu.info, Lushtaku ka theksuar se pas konventës së mbajtur, PDK do të hyjë në një fazë të re që synon rritjen, forcimin, dhe bashkimin për zhvillimin e Kosovës. Lushtaku i ka uruar Hamzës suksese në detyrën e re, duke theksuar se partinë e presin sfida dhe fitore të rëndësishme në të ardhmen.
Ai ka shprehur besimin se drejtimi i Hamzës do të jetë i suksesshëm dhe do të sjellë ndryshime pozitive për partinë dhe vendin. Ky urim u publikua në një postim të plotë nga Lushtaku, ku ai shprehu mbështetjen e tij për kryetarin e ri të PDK-së, duke i uruar një rrugëtim të mbarë dhe të frytshëm në drejtimin e partisë.

Leave a Reply