LVV angazhohet për mbështetjen e PDK-së në votimin e Çekut

Bekim Salihu nga Instituti GAP ka diskutuar për koalicionet e mundshme politike në komunat që do të përballen me balotazhin më 9 nëntor.

Në emisionin “Interaktiv” në KTV, ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë po përpiqet të sigurojë mbështetje nga PDK-ja, qoftë në mënyrë formale apo joformale, për të siguruar vota. Salihu vuri në dukje se nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, me deklaratën e tij për mbështetjen e Përparim Ramës në balotazh, po dërgon një mesazh të qartë për votuesit e partisë së tij.

Ky qëndrim, sipas Salihut, tregon përpjekjen e PDK-së për të mbështetur më shumë LDK-në, çka mund t’i japë Ramës një përparësi. Në Prishtinë, Përparim Rama i LDK-së ka arritur të formojë një koalicion me Bekë Berishën e AAK-së, ndërsa PDK-ja ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për mbështetjen e saj.

Ndërkohë, në Gjilan dhe Prizren, gara mbetet e hapur, veçanërisht në Prizren, ku pozicioni i partisë turke ende nuk është përcaktuar dhe mund të luajë rol vendimtar. Balotazhi do të zhvillohet në gjithsej 17 komuna, ku 13 prej tyre kanë lidhur koalicione, kryesisht mes PDK-së dhe LDK-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *