Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur shqetësimin e saj pas ndalimit të tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, të dyshuar për marrje ryshfeti.
Sipas Vetëvendosjes, ky incident është pjesë e një problemi më të gjerë të korrupsionit dhe krimit të rrënjosur në këtë komunë, duke theksuar se qeverisja e papërgjegjshme ka dëmtuar funksionimin e institucioneve dhe besimin e qytetarëve. Në një deklaratë, Vetëvendosje theksoi denoncimet e tyre të mëparshme për raste të dyshimta dhe theksoi nevojën për zbardhjen e plotë të rastit.
Ndërkohë, Prokuroria ka njoftuar se zyrtarët e arrestuar janë nën hetim për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti. Njëri nga zyrtarët, A.G., u kap në flagrancë ndërsa merrte ryshfet për të asistuar një qytetar në realizimin e një pagese për punë të kryera sipas kontratës me komunën.
Kjo ngjarje ka ngritur shqetësime të mëtejshme mbi integritetin e administratës komunale në Prishtinë.

Leave a Reply