LVV reagon ndaj kërkesës për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj kërkesës së kryeprokurores së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly West, për dënimin me 45 vjet burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e konsideruar atë si një ndërhyrje politike në kujtesën historike.

Sipas VV-së, procesi gjyqësor në Hagë nuk po synon të gjykojë individë, por aktin e çlirimit vetë. Në një deklaratë për media, Vetëvendosje thekson se kërkesa për dënime të tilla nuk është një veprim drejtësie, por përpjekje për të kriminalizuar rezistencën ndaj okupimit, duke zhvendosur fokusin nga agresori te viktima.

Deklarata vë në dukje se kjo përpjekje tenton të depolitizojë luftën dhe të kthejë përpjekjet çlirimtare në krime të përhershme. Gjithashtu, VV refuzon akuzat për plane kriminale nga UÇK-ja, duke theksuar se krimet kundër njerëzimit kërkojnë struktura shtetërore dhe mekanizma sistematikë dhune, të cilat UÇK-ja nuk i ka pasur kurrë.

Lëvizja thekson se drejtësia duhet të emërtojë qartë pushtetin e dhunës gjenocidale dhe të njohë legjitimitetin e luftës për liri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *