Arlind Manxhuka, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kritikuar deklaratat e Lumir Abdixhikut, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili akuzoi LVV-në për mungesë përpjekjesh në krijimin e një shumice parlamentare.
Përmes një postimi në Facebook, Manxhuka e ironizoi qëndrimin e Abdixhikut, duke theksuar se ngjarjet e vitit 2025 tregojnë qartë se kush ka qenë aktiv në përpjekjet për formimin e qeverisë dhe kush i ka refuzuar ato. Manxhuka renditi disa data kyçe që, sipas tij, dëshmojnë përpjekjet e LVV-së për bashkëpunim.
Ai përmendi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ftesat e refuzuara për bashkëpunim nga LDK dhe PDK, si dhe përpjekjet e tjera që LVV ka bërë për të krijuar shumicën e nevojshme. Manxhuka sugjeroi se bllokada politike nuk është përgjegjësi e LVV-së, por e partive opozitare që kanë refuzuar ftesat për dialog.

Leave a Reply