Macron: Venezuelianët kanë fituar lirinë nga Maduro

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se populli venezuelian është çliruar nga regjimi i Nicolas Maduro dhe ka arsye për të festuar.

Ai ka kritikuar Maduro për marrjen e pushtetit dhe shkeljen e lirive themelore, duke dëmtuar dinjitetin e popullit të tij. Macron ka theksuar rëndësinë e një tranzicioni të qetë dhe demokratik në Venezuelë.

Sipas tij, faza e ardhshme duhet të respektojë vullnetin e qytetarëve venezuelianë dhe shpreson që presidenti Edmundo González Urrutia të mundësojë këtë proces sa më shpejt. Presidenti francez ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me partnerët rajonalë dhe se Franca është e angazhuar maksimalisht në këtë situatë të ndjeshme.

Ai ka shtuar se Franca është veçanërisht e përkushtuar për të garantuar sigurinë e shtetasve të saj në këtë periudhë të pasigurisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *