Maliqi ekspozon sfidat e ShBA-së dhe BE-së me Qeverinë: Strategjia e Kurtit po izolon Kosovën dhe nuk po sjell rezultate

Politologu Agon Maliqi ka komentuar kritikat e Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Bashkimit Evropian ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Në analizën e tij, Maliqi ka bërë të qartë shqetësimet që ShBA-ja dhe BE-ja kanë me udhëheqësin aktual të Kosovës, Albin Kurti.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, ai ka theksuar se aleatët ndërkombëtarë janë të bindur se qasja e Kurtit nuk po sjell rezultate dhe po e izolon Kosovën.

“Departamenti i Shtetit dhe zyrat diplomatike të shteteve të BE-së po përballen me një sfidë të rëndë. Për vite me radhë, ata kanë tentuar të komunikojnë në mënyrë diplomatike dhe me respekt ndaj votuesve, shpesh përmes kanaleve joformale, se qasja e Kurtit nuk po prodhon rezultate në këtë marrëdhënie dhe se po izolon Kosovën. Vështirësia me të cilën ata po përballen nuk është vetëm mungesa e një elite intelektuale në Prishtinë që të përkthejë këto mesazhe për publikun, për të shpjeguar realitetin e marrëdhënieve dhe pasojat”, ka shkruar ai, duke shtuar kritikat.

“Problemi është se Prishtina mbetet e ngujuar intelektualisht në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës dhe udhëhiqet nga e njëjta kuazi-elitë intelektuale dhe provinciale e cila është rikthyer në “parametrat e fabrikës” të para viteve ’90, qoftë me botëkuptime titiste apo enveriste mbi politikën e jashtme, dhe është bashkëpunëtore e vetëdijshme e agjendës reaksionare të Kurtit. Është e lehtë të fajësohen injorantët që besojnë lajme nga TikTok për ‘luanin Kurti’, kur njerëzit e letrave dhe autoritetet morale heshtin dhe mbështesin frymën ku manipulimi sistematik i një demagogu bëhet i besueshëm”, ka përfunduar ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *