Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës u trajtua çështja e rritjes së çmimit të energjisë dhe produkteve bazë.
Analisti Agon Maliqi kritikoi ashpër qeverisjen e Albin Kurtit, duke theksuar se kryeministri ka kuptuar durimin e popullit të Kosovës. Maliqi e quajti Kurtin “krye gajretlia” e vendit, duke sugjeruar se ai ofron shpresë pa rezultate të dukshme në ekonomi.
Ai shtoi se mbështetja e vazhdueshme për Kurtin nga disa njerëz është e bazuar në arsye abstrakte, ndërsa faktet nuk tregojnë përparim ekonomik. Maliqi vuri në dukje se veriu ka qenë temë kryesore për të shpërqendruar vëmendjen nga performanca e dobët ekonomike.
Ai shprehu shqetësime se kjo krizë mund të përkeqësohet më tej, duke theksuar se Kosova është duke mbetur prapa në zhvillim krahasuar me shtetet e tjera të rajonit.

Leave a Reply