Maliqi: Kurtit i vlerësohet aftësia për iluzione politike

Politologu Agon Maliqi ka komentuar reagimet e zyrtarëve të Kosovës pas heqjes së sanksioneve të BE-së, duke e cilësuar këtë si një fitore të gabuar.

Në një postim në “Facebook”, Maliqi thekson se fitoret e vërteta të Kosovës janë arritur në vitet 1999 dhe 2008. Sipas Maliqit, që nga viti 2013, Kosova ka humbur kohë dhe situata aktuale nuk përfaqëson një avancim të vërtetë.

Ai ka kritikuar aftësinë e kryeministrit Albin Kurti për të krijuar iluzione, të cilat publiku i pranon me lehtësi. Maliqi gjithashtu ka përmendur se Lista Serbe ende kontrollon komunat dhe se së shpejti pritet rikthimi i policëve dhe gjyqtarëve serbë.

Ai thekson se institucionet serbe që u mbyllën brenda Kosovës vazhdojnë të ofrojnë shërbime në pikat kufitare. Për më tepër, ai përmend se BE dhe SHBA e konsiderojnë Marrëveshjen e Ohrit, që përfshin Asociacionin, si një detyrim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *