Manchester City ka humbur pikë të rëndësishme në garën për titullin e kampionit në Premier League pas barazimit 2:2 kundër Tottenhamit në ndeshjen e zhvilluar të dielën.
Kjo përballje ishte pjesë e xhiros së 24-të. Fillimi ishte premtues për ekipin e Pep Guardiolës, me Rayan Cherki që shënoi në minutën e 11-të, duke kaluar Cityn në epërsi.
Antoine Semenyo e dyfishoi avantazhin në fund të pjesës së parë, duke u dhënë mysafirëve një epërsi të qetë prej 2:0. Në pjesën e dytë, Tottenham riktheu ekuilibrin në fushë falë dy golave të Dominic Solanke.
Goditja e tij e parë në minutën e 53-të u regjistrua si autogol i Marc Guehit. Solanke më pas vulosi rezultatin përfundimtar 2:2 në minutën e 70-të.
Pas këtij barazimi, Manchester City mbetet në vendin e dytë me 47 pikë, ndërsa Arsenali kryeson tabelën me 53 pikë. Tottenhami qëndron në pozitën e 14-të me 29 pikë.

Leave a Reply