Kombëtarja e Senegalit triumfoi me rezultat minimal 1:0 ndaj Marokos në finalen e Kupës së Afrikës, duke siguruar kështu trofeun e dytë në histori.
Ndeshja u karakterizua nga ngjarje të shumta interesante, përfshirë një episod dramatik në momentet e fundit të kohës së rregullt. Në sekondat e fundit, Marokos iu dha një penallti, gjë që nxiti trajnerin e Senegalit të kërkonte që ekipi të largohej nga fusha në shenjë proteste.
Megjithatë, Sadio Mane, ish-lojtari i Liverpoolit, nuk e mbështeti këtë vendim dhe qëndroi në fushë, duke ftuar edhe shokët e tij të ekipit që të vazhdonin të luanin. Pasi Maroku humbi penalltinë me Brahim Diazin, ndeshja kaloi në kohë shtesë.
Atëherë, Senegali arriti të gjente rrjetën përmes një goli të shënuar nga Gueye, duke u kurorëzuar kampion i Afrikës.

Leave a Reply