Skandali i manipulimit të votave në zgjedhjet e fundit në Kosovë ka çuar në një rinumërim të plotë të votave, pas vendimit të KQZ-së për rinumërimin e 914 vendvotimeve nga të gjitha komunat e Republikës.
Në disa komuna, si Dragash dhe Prizren, do të rinumërohen të gjitha vendvotimet. Në Lëvizjen Vetëvendosje, disa kandidatë kanë rezultuar të jenë të dëmtuar nga ky manipulim.
Hajrulla Çeku ka fituar mbi 160 vota më shumë pas rinumërimit, ndërsa Alban Bajrami, Hekuran Murati dhe të tjerë kanë përfituar gjithashtu vota shtesë. Në Partinë Demokratike të Kosovës, dëmi ka qenë edhe më i madh.
Uran Ismaili ka fituar mbi 760 vota pas rinumërimit, ndërsa Arian Tahiri dhe Jona Hoxhaj po ashtu kanë përfituar ndjeshëm. Kandidatë të tjerë si Mërgim Lushtaku dhe Bekim Haxhiu janë gjithashtu të dëmtuar.
Edhe LDK ka raportuar fitime votash për disa kandidatë pas rinumërimit, me Paris Gurin në krye të listës. Prokuroria Themelore në Prizren ka filluar hetimet për manipulimin e votave, duke evidentuar keqpërdorime të dukshme gjatë numërimit fillestar.
Kryeprokurori Petrit Kryeziu ka udhëzuar Policinë e Kosovës për të identifikuar përgjegjësit dhe për të mbledhur prova të nevojshme. Manipulimi i votave do të trajtohet si krim dhe do të ndëshkohet.

Leave a Reply