Arlind Manxhuka, zëdhënësi i lëvizjes Vetëvendosje, ka shpërndarë një video ku Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përshëndet një grua të moshuar, e cila me përzemërsi i puth dorën dhe e këshillon të qëndrojë i palëkundur.
E moshuara e quan Kurtin “djali i krejt nënave të Kosovës” dhe i kërkon të mos dorëzohet, duke theksuar se ajo dhe të tjerët do të dalin në mbështetje të tij. Manxhuka ka komentuar mbi këtë moment, duke theksuar se historia e shqiptarëve është e mbushur me vuajtje dhe krenari.
Ai shpreh se kërkesat dhe nevojat e popullit janë përcjellë brez pas brezi përmes fjalëve, të cilat përfaqësojnë popullin në marshimin e tij drejt së ardhmes dhe progresit. Ky mesazh ka për qëllim të inspirojë dhe motivojë për të vazhduar përpara.

Leave a Reply