Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi midis Policisë së Shtetit dhe Shoqatës Shqiptare të Bankave.
Drejtues Madhor Ilir Proda dhe Presidenti i Shoqatës, Bledar Shella, vunë theksin në rëndësinë e këtij bashkëpunimi për forcimin e sigurisë kibernetike në vend. Proda theksoi se ky bashkëpunim është esencial për parandalimin e krimeve kibernetike dhe ndërtimin e një mjedisi të sigurt digjital.
Z. Shella e konsideroi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm në krijimin e një partneriteti të fortë midis bankave dhe institucioneve ligjzbatuese, duke synuar mbrojtjen e qytetarëve dhe bizneseve nga rreziqet digjitale.
Memorandumi synon të krijojë një ekosistem financiar më të sigurt dhe një mjedis bashkëpunues për t’u përballur me sfidat e epokës digjitale, duke u bazuar në parime të reciprocitetit dhe respektimit të legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply