Një marsh simbolik me motoçikleta ka filluar sot nga Prekazi, me qëllim për të kaluar disa shtete evropiane, duke pasur si destinacion përfundimtar Hagën dhe Brukselin.
Ky aktivitet është pjesë e fushatës “Liria ka Emër”, që synon të bëjë thirrje për drejtësi për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë. Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka Emër” shpjegoi se marshi ka për qëllim të përcjellë një mesazh për drejtësi përmes një parakalimi simbolik të motoçiklistëve.
Ndërkohë, Nasim Haradinaj, i cili është ndër organizatorët dhe pjesëmarrësit, theksoi se ky aktivitet ka edhe një aspekt kujtese për masakrat e ndodhura gjatë luftës. Ky marsh motoristik është një formë e veçantë proteste që lidhet me kërkesat për drejtësi dhe kujtesën historike, duke synuar të tërheqë vëmendjen ndërkombëtare mbi çështjet e pazgjidhura të luftës.

Leave a Reply