Martin Berishaj, Ambasadori i Kosovës në Kroaci, ka dhënë deklarata të rëndësishme në Prokurorinë Speciale të Kosovës lidhur me aktivitetet e tij financiare.
Në vitin 2025, Berishaj ka pranuar se ka marrë pagesa për shërbime këshilluese nga GEN-i në Beograd. Ai ka theksuar se çdo qarkullim financiar është deklaruar dhe trajtuar nga Administrata Tatimore e Kosovës.
Para se të bëhej ambasador, Berishaj ishte i përfshirë në aktivitete biznesore këshilluese përmes disa kompanive, përfshirë MB Consulting në Kosovë dhe të tjera në Mal të Zi dhe rajon. Ai ka deklaruar se prej shtatorit 2021 nuk ka qenë më pronar ose i autorizuar në ndonjë biznes dhe se veprimtaria e tij ka qenë vetëm konsulencë politike për çështje energjetike.
Berishaj ka pohuar se pagesat janë bërë përmes GEN d.o.o. Beograd dhe janë shoqëruar me dokumentacion përkatës.
Ai mohon çdo lidhje me tregtinë e energjisë dhe ka nisur padi për shpifje kundër një gazetari slloven. Berishaj ka refuzuar akuzat ndaj tij, duke thënë se është i gatshëm për sqarime të mëtejshme.
Në media, ai ka minimizuar çështjen, duke e quajtur të mbyllur në Slloveni.

Leave a Reply