Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar fuqishëm ndaj një postimi të rremë në rrjetet sociale, ku pretendimet e pavërteta thoshin se kryeministri Albin Kurti ishte liruar nga burgu i Nishit me vendim të ish-presidentit serb, Vojisllav Koshtunica.
Kjo dezinformatë shoqërohej me një fotografi të krijuar përmes inteligjencës artificiale dhe një dokument fals. Manxhuka e kritikoi ashpër këtë akt, duke theksuar se është një mashtrim flagrant, ku fotografia është një produkt i inteligjencës artificiale.
Ai theksoi se shqetësimi më i madh është përdorimi i emrit dhe logos së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të përhapur manipulime të tilla. Për më tepër, Manxhuka ka demantuar edhe një foto tjetër të përpunuar, të publikuar nga “Skenderaj Press”, ku pretendimet e rreme përfshinin Albin Kurtin me dy figura politike nga Serbia.
Ai paralajmëroi për përhapjen e këtyre dezinformatave, veçanërisht në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke theksuar se këto materiale synojnë të dëmtojnë figurën e Kurtit dhe të ngatërrojnë qytetarët.

Leave a Reply