Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Londër, shprehu shqetësimin se formimi i qeverisë së re po has në vështirësi të mëdha, ndërsa zgjedhjet e reja mund të jenë opsion.
Ai përmendi se atmosfera është bërë e rëndë për shkak të xhelozisë dhe inateve që kanë dominuar mbi idetë dhe punën. Në një prononcim për Gazeta Blic, analisti politik Halil Matoshi kritikoi Kurtin për qëndrimet e tij, duke theksuar se ai ka njollosur individë dhe ka përbuzur partitë, mediat dhe shoqërinë civile.
Matoshi akuzoi Kurtin se ka krijuar një gjendje të përhershme jokushtetuese, duke mbjellë frikë te qytetarët dhe pasiguri juridike. Sipas Matoshit, Kurti ka ulur vlerën e heronjve të vërtetë, ndërsa ka ngritur lart figura të diskutueshme.
Ai vlerësoi se retorika e Kurtit ka kontribuar në helmimin e gjuhës dhe komunikimit në vend.

Leave a Reply