Matoshi: Kurti synon zgjedhje për të ndjekur modelin Rama

Analisti Halil Matoshi ka shprehur shqetësim për qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke theksuar se qëllimi i tij nuk është bashkëpunimi me opozitën, por nënshtrimi i saj.

Sipas Matoshit, Kurti synon të shkojë në zgjedhje derisa të arrijë një dominim të plotë mbi opozitën, me qëllim krijimin e një lloj demokracie që ai e përshkruan si “joliberale” ose “turmokraci”. Ai shtoi se kjo strategji mund të çojë në një kontroll të fortë mbi ekonominë dhe mendjet e qytetarëve, duke e krahasuar këtë me situatën në Shqipëri nën drejtimin e Edi Ramës.

Matoshi paralajmëroi se Kurti mund të tentojë të zëvendësojë Kushtetutën me programin e Vetëvendosjes, duke krijuar një model partie-shtet. Këto deklarata ai i dha në një intervistë për GazetaBlic, duke theksuar se ky është një rrezik për demokracinë dhe pluralizmin politik në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *