Mavraj: Sot i përulem studentëve dhe mësuesve dëshmorë, si dhe heronjve në Hagë; Kombi ishte i bashkuar me ne më 1 tetor 1997

Muhamet Mavraj, një nga ish-udhëheqësit e Lëvizjes Studentore të vitit 1997, kujtoi 1 tetorin e asaj periudhe, duke përmendur studentët dhe mësuesit dëshmorë ndër të tjerë.

Në një postim në Facebook, ai theksoi se “sot është Dita e Studentëve”.

“Mendimet e mia dhe rrahjet e zemrës janë me studentët dhe arsimtarët dëshmorë, të gjithë dëshmorët, si dhe me burrat në Hagë: strategët e lirisë”, shkroi ai.

“Respekt për 22 mijë studentët e ’97-ës që në shtatë qendra universitare u ngritën për të mbështetur atdheun drejt lirisë, hap pas hapi. I gjithë kombi atë ditë ishte me studentët”, shtoi Mavraj.

“Çdokush vepron sipas mendjes ose ndjek sot ku e çon zemra. Kështu po veproj edhe unë”, shkroi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *