Kylian Mbappe shkëlqeu me një performancë të jashtëzakonshme për Real Madridin në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Ai realizoi katër gola në fitoren dramatike 4-3 kundër Olympiacosit. Ky sukses e bëri 26-vjeçarin të regjistrojë hat-trick-un e tij të pestë në këtë kompeticion prestigjioz.
Në listën e lojtarëve me më shumë hat-trick janë Robert Lewandowski me gjashtë dhe Cristiano Ronaldo e Lionel Messi me nga tetë. Mbappe ka si objektiv të thyejë këtë rekord, dhe duke parë formën e tij aktuale, kjo mund të arrihet brenda këtij sezoni.

Leave a Reply