Mbarimi i masës së përkohshme, LVV-ja shpreson që Kushtetuesja të njohë Kuvendin si të konstituar

Lëvizja Vetëvendosje shpreh bindjen se Gjykata Kushtetuese do të njohë Kuvendin e Kosovës si të konstituar, pasi kryeparlamentari Dimal Basha ka ndjekur të gjitha procedurat e kërkuara gjatë votimit për nënkryetarët nga komunitetet jo shumicë. Sipas zëdhënësit të LVV, Arlind Manxhuka, institucionet e Kosovës nuk duhet të bllokohen për shkak të veprimeve të Listës Serbe, të cilën ai e quan formacion kundër shtetësisë së vendit.

Gjykata Kushtetuese kishte vendosur një masë të përkohshme deri më 30 shtator, duke ndaluar veprimet për formimin e qeverisë së re pas ankesës së Listës Serbe, e cila kundërshtoi mënyrën e votimit për nënkryetarin serb në Kuvend. Ndonëse Emilija Rexhepi nga komunitetet joserbe u zgjodh nënkryetare, deputetët serbë nuk arritën të sigurojnë votat e nevojshme për përfaqësuesin e tyre.

Kosova ende nuk ka arritur të themelojë institucionet e reja tetë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Seanca konstituive e Kuvendit u mbyll më 30 gusht, pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, një vendim që kryeparlamentari Basha e arsyetoi me nevojën për të mos bllokuar procesin e formimit të qeverisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *