Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaqi, ka vendosur që të ofrojë mbështetje financiare për familjet që strehojnë fëmijë pa prindër.
Këto familje do të përfitojnë një ndihmë mujore prej 350 eurosh. Ky vendim është nënshkruar me qëllim që të inkurajohen familjet strehuese në Obiliq të pranojnë dhe të kujdesen për fëmijët që kanë nevojë për përkujdesje.
Sipas kryetarit Thaqi, kujdesi për këta fëmijë është një detyrë e rëndësishme institucionale, jo thjesht një akt bamirësie. Komuna e Obiliqit synon të jetë mbështetje për ata që kontribuojnë ndjeshëm në mirëqenien e shoqërisë duke ofruar një mjedis të ngrohtë dhe të sigurt për këta fëmijë.

Leave a Reply