Ditor Haliti nga Instituti i Mjekësisë Ligjore ka folur për zhvarrosjen e mbetjeve mortore afër Gjakovës, për të cilat dyshohet se janë të periudhës së luftës.
Ai ka sqaruar se ky veprim është kryer me urdhër të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe mbetjet janë dërguar për ekzaminim të mëtejshëm në Institutin e Mjekësisë Ligjore për identifikim. Haliti theksoi se ky ishte një zhvarrim i planifikuar më herët, ku morën pjesë ekipe të mjekësisë ligjore, përfaqësues ndërkombëtarë nga EULEX, si dhe Policia e Kosovës.
Lokacioni i ardhshëm për gërmime do të jetë Rahoveci, ku më parë janë gjetur mbetje të dy individëve. Ai shtoi se do të vazhdojnë hetimet dhe sapo të ketë të reja, ato do t’i përcillen Prokurorisë.
Gjithashtu, Haliti bëri të ditur se janë dhe dy urdhëresa të tjera në pritje të zbatimit. Vitin e kaluar, janë trajtuar 32 lokacione për zhvarrosje të mbetjeve mortore, dhe puna në terren ka qenë intensive.
Ai nënvizoi se aktivitetet po vazhdojnë edhe këtë vit.

Leave a Reply