Mbetjet mortore të zbuluara, Hoti: ADN-ja përcakton identitetin

Andin Hoti, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë, ka njoftuar zbulimin e mbetjeve mortore në 24 lokacione të ndryshme.

Këto mbetje mund të jenë të lidhura me personat e zhdukur, por konfirmimi përfundimtar do të kryhet vetëm pas analizave të ADN-së. Hoti ka bërë të ditur se aktualisht janë gjetur mbetjet e katër individëve në një prej këtyre lokacioneve, dhe procesi do të vazhdojë në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare dhe Kryqin e Kuq.

Ai ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe familjarët, duke theksuar se nuk duhet të nxitojnë në përfundime për fatin e të afërmve të tyre. Në një deklaratë për mediat, Hoti ka rikujtuar se gjatë luftës në Kosovë, forcat serbe kanë kryer krime të shumta, duke varrosur viktimat në vende të ndryshme, përfshirë edhe jashtë vendit.

Ai ka apeluar për durim, pasi ekspertizat po vazhdojnë dhe kërkojnë kohë për t’u përfunduar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *