Mbi 18 mijë kosovarë kalojnë Morinën për festën kombëtare

Një numër i madh qytetarësh nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për të festuar datat 28 dhe 29 nëntor.

Prefekti i Kukësit, Dritan Beji, informoi se gjatë 24 orëve të fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e hyrjeve në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës. Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, janë regjistruar 64 autobusë që kanë hyrë në vend, me një total prej 17,789 qytetarësh dhe 4,651 automjete.

Vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë regjistruar 500 automjete me 2,000 persona. Beji theksoi se autoritetet kufitare po menaxhojnë situatën me efikasitet, duke shmangur krijimin e radhëve dhe vonesave.

Ndërkohë, Vlora mbetet destinacioni më i preferuar për qytetarët nga Kosova, por edhe qytete të tjera të Shqipërisë po tërheqin vizitorë për këtë periudhë festive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *