Mbi 200 kërkesa për dëmshpërblim nga përmbytjet në Klinë

Përmbytjet e fundit që goditën Kosovën gjatë ditëve të para të janarit kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna, duke përfshirë edhe Klinën.

Edhe pse ende nuk është përcaktuar shuma totale e dëmeve, efektet në ekonomitë familjare dhe infrastrukturën rrugore janë të dukshme. Komuna e Klinës ka njoftuar se deri tani janë dorëzuar 290 kërkesa për kompensim dëmi nga banorët e prekur.

Shefi i kabinetit të komunës, Shemsi Bajraktari, bëri të ditur se afati për dorëzimin e këtyre kërkesave është deri më 30 janar. Procesi i mbledhjes së kërkesave për kompensim ka filluar që nga data 9 janar, duke i lënë qytetarët një afat të mjaftueshëm për të paraqitur dëmet e pësuara nga përmbytjet e asaj kohe.

Ky proces synon të lehtësojë sadopak situatën e krijuar nga fatkeqësia natyrore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *