Një darkë bamirësie në Londër, që ofron mundësinë për të takuar nënën e Lamine Yamal-it, ka ngritur shumë diskutime në media dhe rrjetet sociale.
Eventi, i quajtur “Football Fans Christmas Party”, është promovuar me sloganin që inkurajon pjesëmarrësit të mos humbasin mundësinë për të njohur nënën e një prej futbollistëve më të mirë në botë. Ish-futbollisti Benjamín Zarandona, i cili ka luajtur për klube si Valladolid dhe Betis, ka sqaruar se Sheila Ebana, nëna e lojtarit të Barcelonës, nuk është organizatore, por vetëm e ftuar.
Zarandona shpjegoi se kompania e eventeve e kontaktoi atë si ndërmjetës, duke qenë se ka përvojë në organizimin e mbrëmjeve bamirëse. Ai nënvizoi se Ebana do të jetë thjesht pjesë e një eventi ku biletat kushtojnë 800 euro dhe që do të zhvillohet në The Leonardo Royal Hotel London City më 7 nëntor.
Organizatorët kanë siguruar se biletat e blera mbeten të vlefshme dhe do të ofrojnë rimbursim për ata që nuk mund të marrin pjesë për shkak të zhvendosjes së vendit.

Leave a Reply