Mbretëria e Bashkuar rrit angazhimin në misionin e KFOR-it

Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar vazhdimin e mbështetjes së saj për misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, deri të paktën në dhjetor 2028.

Ky vendim është pjesë e strategjisë “NATO në radhë të parë” të qeverisë britanike, e cila synon të forcojë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Që nga viti 1999, kur KFOR filloi operacionet në Kosovë, Mbretëria e Bashkuar ka qenë një nga kontribuuesit kryesorë.

Trupat britanike janë të gatshme të dislokohen shpejt në rast nevoje, siç ndodhi në vitin 2023 pas një sulmi të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës në veri. Kryeministri britanik, Keir Starmer, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët për të garantuar sigurinë rajonale dhe kombëtare.

Ndërsa ministri Alistair Carns vlerësoi rolin e trupave britanike në misionet e shumta për KFOR-in, duke argumentuar se ky angazhim do të rrisë sigurinë në rajon. Aktualisht, KFOR-i përbëhet nga mbi 4,600 paqeruajtës nga 33 vende të ndryshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *