Mbrojtësi i Kosovës U21 bashkohet me ekipin polak

Indrit Mavrajj ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij futbollistike duke iu bashkuar ekipit Lechia Gdansk në Poloni.

Ky mbrojtës i ri, pjesë e përfaqësueses U21 të Kosovës, është transferuar nga Bari, ekip që garon në Serie B të Italisë, pa një tarifë transferimi. Tashmë, ai është prezantuar nga klubi polak dhe është bashkuar me ekipin në stërvitjet që po zhvillohen në Antalya.

Mavraj, i cili ka luajtur më parë për Schaffhausen, Genoa U18 dhe Bari, ka nënshkruar një marrëveshje afatgjatë që do të zgjasë deri më 30 qershor 2030. Në Lechia, ai do të bashkëpunojë në mbrojtje me Bujar Pllana, një tjetër futbollist kosovar.

Kjo lëvizje shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e karrierës së tij si futbollist profesionist.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *