Mbulimi i incidentit me Zemajn nga RTK ngre shqetësime etike

Në sheshin e Prishtinës, sot ka ndodhur një incident fizik mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, dhe një qytetari nga Gjermania, Nuha Osmani.

Pas ngjarjes, Osmani dha një intervistë për RTK-në, ku ai pretendoi se ishte fyer dhe përballuar me sjellje të dhunshme nga Zemaj. RTK raportoi se Zemaj kishte sulmuar Osmanin, por nuk ofroi kontekst të plotë për ngjarjen.

Pamjet tregojnë se Osmani, teksa kalonte afër Zemajt, e quajti atë gënjeshtar dhe përdori fjalë të tjera që nuk dëgjohen qartë. Burime të Gazetës Express tregojnë se Osmani ka lidhje familjare me një gazetare të RTK-së, çka mund të ketë ndikuar në ftesën për intervistë dhe përgatitjen e kronikës gjatë kohës kur ajo ishte në punë për lajmet qendrore.

Kjo lidhje mund të shpjegojë arsyen e intervistës së tij në këtë medium.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *