Ka kaluar afërsisht tre muaj që nga vrasja e trefishtë që tronditi Gjilanin në mes të ditës në qendër të qytetit.
Nga të shtënat me armë, tre persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij janë identifikuar si të dyshuarit kryesorë për këtë ngjarje tragjike.
Së fundmi, Mefail Shkodra ka dalë në publik përmes një videomesazhi, ku ai ka ofruar versionin e tij mbi ngjarjen që rezultoi në humbjen e jetëve të tre personave. Në këtë mesazh, Shkodra shpjegon rrethanat që çuan në ngjarjen e rëndë në qendër të Gjilanit.

Leave a Reply