Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë thirrje për bashkim të forcave politike në vend, duke refuzuar ofertat e dy partive për t’u angazhuar politikisht.
Në një mesazh të gjatë, ai ka theksuar rëndësinë e vënies së interesave të Kosovës para atyre personale dhe partiake. Mehaj ka apeluar për ndalimin e gjuhës së urrejtjes që, sipas tij, vetëm dëmton vendin dhe kërkoi bashkëpunim për çështje të rëndësishme si ligjet dhe buxheti.
Ai ka përmendur se zgjedhjet e ardhshme dhe zgjedhja e Presidentit janë momente kritike për të ardhmen e Kosovës dhe integrimin e saj në NATO dhe BE. Në fund, ish-ministri ka ftuar liderët politikë të garojnë me programe të dobishme, duke theksuar se qytetarët meritojnë ide të mira dhe vizion të qartë për të ardhmen.
Ai ka nënvizuar se vetëm përmes unitetit dhe bashkëpunimit, Kosova mund të ecë përpara drejt qëllimeve të saj kombëtare.

Leave a Reply