Gazetari Lirim Mehmetaj ka rikujtuar një deklaratë të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që ai e kishte bërë më parë, duke theksuar se në LDK ekziston një standard për të larguar ata që pësojnë rezultate të dobëta.
Në një intervistë të dhënë në dhjetor 2021, Abdixhiku kishte theksuar se, sipas këtij standardi, humbësit e mëdhenj duhet të largohen dhe të hapin rrugën për të tjerët. Mehmetaj, duke shpërndarë këtë deklaratë, thekson se Abdixhiku tashmë nuk flet për standarde, por për mercenarë, duke ndryshuar qëndrimin e tij.
Gazetari e cilëson këtë si sjellje të një humbësi pa dinjitet që përpiqet të ndryshojë parimet kur ato i cenojnë pozicionin. Sipas Mehmetajt, faktet dhe deklaratat nuk janë mercenare, dhe rikujtimi i tyre është thjesht gazetari.
Ndërkohë, Mehmetaj parashikon mbështetjen që Abdixhiku do të marrë nga disa mbështetës të Vetëvendosjes, pasi kjo situatë i lë LDK-në të dobët dhe të manipulueshme.

Leave a Reply