Memli Krasniqi fton në protestë për mbrojtjen e ish-liderëve UÇK-së

Memli Krasniqi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, ka bërë thirrje për një pjesëmarrje masive të shqiptarëve në një protestë që do të zhvillohet më 13 dhjetor në ora 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Kjo protestë synon të mbështesë ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me gjykim në Hagë. Në një postim në Facebook, Krasniqi theksoi se pas manifestimeve në Prishtinë dhe Tiranë, shqiptarët do të bashkohen këtë të shtunë në Shkup për të kërkuar drejtësi.

Ai e konsideron këtë si një protestë gjithëkombëtare dhe një kauzë të përbashkët për të mbrojtur dinjitetin dhe të vërtetën e luftës së UÇK-së. Sipas tij, është koha për të ngritur zërin për drejtësi dhe liri për çlirimtarët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *