Memli Krasniqi viziton veriun: PDK, e pranishme kudo ku jetojnë shqiptarë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë një tubimi me kandidatët e PDK-së për kryetarë të katër komunave në veri të vendit, deklaroi se ata përfaqësojnë qytetarët e asaj zone me dinjitet të lartë.

Krasniqi, duke kërkuar mbështetje për numrin 191, theksoi se PDK është e pranishme kudo ku ka shqiptarë.

“Kudo ku ka shqiptarë, aty është edhe PDK. Dhe aty ku është PDK, ka gjithmonë shpresë, besim e forcë. Sonte, në zemër të pjesës veriore, me katër kandidatët tanë, Izmir Zeqirin (Zubin Potok), Iliri Pecin (Zveçan), Flutura Hamzën (Mitrovicë e Veriut) dhe Shaqir Hetemin (Leposaviq), po e forcojmë përfaqësimin dhe po i japim kësaj ane zë e dinjitet. Më 12 tetor, çdo votë për PDK 191 është një gur i fortë në themelin e Kosovës sonë. Bashkë për #MaMirë!”, ka shkruar ai në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *