Në një hap të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit malor në Kosovë, është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK).
Ky marrëveshje synon të forcojë bashkëpunimin në mes të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe FBNSK-së, duke promovuar turizmin malor si një faktor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit. Ministria e Industrisë ka shprehur mirënjohje për përpjekjet e FBNSK-së në promovimin ndërkombëtar të Kosovës.
Një arritje e veçantë është organizimi i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit dhe Ngjitjes në Male (UIAA) në Pejë në vitin 2025. Kjo do të jetë hera e parë që një ngjarje kaq prestigjioze zhvillohet në Kosovë, duke pritur delegatë nga mbi 90 vende.
Ngjarja do të shërbejë si platformë për ngjitës dhe alpinistë nga rajoni për të eksploruar tema si siguria dhe trajnimi në mjekësinë malore, nën drejtimin e ekspertëve ndërkombëtarë.

Leave a Reply