Merz: Europa të reduktojë varësinë ndaj SHBA-së

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka reaguar kundër një kritike të ashpër nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj demokracisë evropiane.

Kjo vjen pas publikimit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, e cila e konsideron Evropën si të përballur me “shuarje të civilizimit” dhe akuzon qeveritë evropiane për “përmbysje të proceseve demokratike”. Dokumenti sugjeron se politika amerikane duhet të mbështesë “kultivimin e rezistencës” brenda BE-së, raportoi agjencia “Reuters”.

Merz, gjatë një vizite në Rheinland-Pfalz, deklaroi se disa aspekte të dokumentit janë të pranueshme, por disa të tjera janë të papranueshme nga perspektiva evropiane. Ai shprehu besimin se Evropa është e aftë të mbrojë vetë demokracinë e saj dhe theksoi rëndësinë e pavarësisë evropiane në politikën e sigurisë.

Kancelari shtoi se Trump pritej të vizitonte Gjermaninë vitin e ardhshëm dhe konfirmoi se ftesa është ende e hapur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *