Mesazh i veçantë votuesi në Vushtrri gjatë zgjedhjeve

Gjatë procesit të numërimit të votave në Qendrën e Numërimit në Vushtrri, komisionerët zbuluan një fletëvotim të veçantë.

Një qytetar vendosi të shprehë mendimin e tij në vend që të zgjedhë ndonjë nga opsionet në dispozicion. Në fletëvotim ishte shkruar një mesazh ku thuhej: “Koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve”.

Kjo shprehje e pazakontë tërhoqi vëmendjen e komisionerëve dhe u bë pjesë e diskutimeve mbi mënyrat se si qytetarët zgjedhin të shprehin qëndrimet e tyre gjatë zgjedhjeve. Fenomeni tregon një formë tjetër të komunikimit politik përmes votimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *