Mickoski: Jurisprudenca në shqip duhet të lejohet për provime

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar se legjislacioni gjuhësor i vendit është i qartë për çështjen e provimit të jurisprudencës.

Sipas tij, nëse studentët e juridikut kërkojnë që ky provim të ofrohet edhe në gjuhën shqipe, një gjë e tillë duhet të jetë e mundshme. Studentët kanë drejtuar kërkesën e tyre në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe në institucione të tjera relevante, duke insistuar që provimi të mbahet edhe në shqip.

Megjithatë, Ministria e Drejtësisë ka sqaruar se legjislacioni aktual i provimit të jurisprudencës nuk parashikon këtë mundësi jashtë gjuhës maqedonase. Deklarata e Mickoskit vjen në një kontekst ku ka pasur përplasje mes pozitës dhe opozitës shqiptare lidhur me këtë çështje.

Kryeministri ka theksuar se ligji duhet respektuar në përputhje me kërkesat për përdorimin e gjuhëve zyrtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *