Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kërkuar që Prokuroria Speciale të krijojë një Task Forcë për të hetuar korrupsionin në qeveri, të cilin ai e cilëson si të përhapur.
Miftaraj vë në dukje se deputeti Albin Kurti ka shkelur ligjin duke alokuar fonde në vlerë prej 26 milionë euro, përfshirë 100 euro për çdo student, gjatë fushatës parazgjedhore. Sipas tij, Kurti ka ndarë mesazhe private studentëve për t’i informuar për këtë mbështetje financiare nga qeveria aktuale.
Ai kritikon Kurtin për mosndarjen e buxhetit për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), duke pretenduar se kjo bëhet për të shmangur shkeljen e ligjit. Miftaraj akuzon Lëvizjen Vetëvendosje dhe deputetin Kurti për korrupsion dhe abuzim me pushtetin, duke i quajtur këto veprime si të maskuara nën emrin e ligjit.
Ai thekson se është e domosdoshme ndërhyrja e Prokurorisë për të adresuar këtë situatë.

Leave a Reply