Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi ka kritikuar shpërndarjen e 100 eurove për fëmijë dhe pensionistë nga qeveria në detyrë e Albin Kurtit, e cila u bë gjatë fushatës zgjedhore dhe vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Sipas Miftarajt, ky vendim është i korruptuar dhe synon blerjen e votave, duke e cilësuar atë si një veprim pa bazë ligjore të qartë dhe pa arsyetim të argumentuar, që ka një kosto të madhe financiare për vendin. Ai thekson se këto masa duket se kanë për qëllim mbajtjen e pushtetit me çdo kusht nga ana e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Miftaraj gjithashtu përmendi interesat e grupeve të tjera si mafia energjetike, të cilat, sipas tij, janë të interesuara që qeveria të vazhdojë të kontrollohet nga aktorë të cilët kanë të drejtë të menaxhojnë buxhete të mëdha.

Leave a Reply